9 ARSYE PËR TË MOS ABORTUAR - Pro Jetës, Kundër Abortit

Kjo është një faqe e krishterë ungjillore Pro Jetës dhe Kunder Abortit me qëllimin për të mbrojtur foshnjat e palindura dhe për të treguar se ato janë një dhuratë nga Perëndia, një gëzim dhe bekim i madh, dhe se Aborti në të vërtetë është vrasje e fëmijëve dhe asgjë nuk mund ta justifikojë atë.

Post Top Ad

Monday, May 21, 2018

9 ARSYE PËR TË MOS ABORTUAR


Arsyeja #1 – Vret një Qënie te Pafajshme Njerëzore

Meqënëse një qënie njerëzore fillon të rritët në krijim, aborti merr jetën e një fëmijë të vogël. Ajo foshnje nuk bëri asgjë të gabuar dhe nuk meriton një dënim me vdekje. Shih dhe kupto që foshnja jote është një qënie njerëzore. Të zgjedhësh jetën është opsioni më i mirë që mund ti japësh të voglit tënd.

Arsyeja #2 – Është një Zgjedhje e Përherëshme

Aborti mund të duket si një zgjedhje e thjeshtë për disa nëna, por një abort nuk mund të c'bëhet. Eshtë një zgjedhje qe do ta mbash mend për tërë jetën. Eshtë një zgjedhje qe i bën 94 % e grave të pendohen dhe të ndiejnë keqardhje për atë që bënë. Eshtë një zgjedhje që do të qëndrojë me ty për tërë jetën.

Arsyeja #3 – Vdekja

Për shkak të komplikacioneve gratë jo vetëm që kanë vdekur gjatë kryerjes së abortit, por kanë vdekur edhe ne ditët më pas. Më herët këtë muaj, një vajzë 24 vjece vdiq gjashtë ditë pas procedurës së aboritit (Linku i artikullit në anglisht: http://wwmt.com/news/local/woman-found-dead-in-battle-creek-area-days-after-having-an-abortion).

Arsyeja #4 – Abuzimi i Substancave

Gratë me një histroi aborti janë dy herë më të prirura të abuzojnë me alkolin, dhe pesë herë më shumë për të përdorur substancë narkotike (drogë), dhe 10 herë më shumë për të përdorur mariuanë gjatë shtatzanisë së parë që duan ta mbajnë krahasuar me gratë që nuk kanë abortuar.

Arsyeja #5 – Keqardhja

Një anketim me gratë që kishin abortuar zbuloi që 94 % e grave ishin të keqardhura për vendimin për të abortuar fëmijën e tyre! (“Anketimi për Reagimin ndaj Abortit,”The Post Abortion Review, Vjeshtë 1994.)

Arsyeja #6 – Adoptimi është një Alternativë

Shumë gra që kërkojnë të abortojnë nuk u tregohet për fuqinë dhe bukurinë mbrapa adoptimit. Nënat që kanë lindur janë gra të forta të cilat jo vetëm zgjedhin jetën për fëmijën e tyre, por që zgjedhin gjithashtu edhe një shtëpi të mirë.

Arsyeja #7 – Rrit Rrezikun e Kancerit të Gjirit

Një analizë të 28 raporteve arriti në përfundimin që abortet e nxitur janë një faktor i madh rreziku për kancerin në gji (Linku i artikullit në anglisht: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/8944853).

Arsyeja #8 – Rrit Rrezikun e Depresionit

Grave të cilave shtatzania e parë u përfundoi në abort ishin 65 % më shumë të prirura të binin në një depresion klinik (Linku i artikullit në anglisht:https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/12709667).

Arsyeja #9 – Efektet Anësore

Shoqata Amerikane e Shtatzanisë tregon që efektet anësore të zakonshme për abortin janë shqetësuese. Gjakërrjedhje e rëndë, infeksion, dëmtim i qafës së mitrës, madje edhe vdekje.


Përkthyer nga www.lifedefender.org

----------
Shih artikullin tjeter: Pasojat e nje Aborti!

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Post Bottom Ad