CFARË MË NDODHI PASI ABORTOVA - Pro Jetës, Kundër Abortit

Kjo është një faqe e krishterë ungjillore Pro Jetës dhe Kunder Abortit me qëllimin për të mbrojtur foshnjat e palindura dhe për të treguar se ato janë një dhuratë nga Perëndia, një gëzim dhe bekim i madh, dhe se Aborti në të vërtetë është vrasje e fëmijëve dhe asgjë nuk mund ta justifikojë atë.

Post Top Ad

Monday, May 21, 2018

CFARË MË NDODHI PASI ABORTOVA


Nëse ti po konsideron të abortosh, ke ardhur në vendin e duhur. MOS E BEJ!!!!! Unë po shkruaj përsëri me shpresën për të të shpëtuar nga një jetë me dhimbje, shqetësimi, urrejtje për veten, dhe depresioni... Unë bëra dy aborte —18 dhe 20 vite më parë. Unë tani kam endometriozë dhe nuk mund të kem më fëmijë. Gjithashtu jam diagnostikuar me crregullimin bipolar dhe depresion dhe kam provuar vetëvrasjen—dy herë.

Kjo nuk është jeta që kisha ëndërruar. Unë do doja shumë të kisha një fëmijë, pavarësisht problemeve që ata mund ose s'mund të kenë. Unë u bëra një pijanece për të mbytur dhimbjen, dhe këtë e bëja cdo ditë. Unë takova një burrë të mrekullueshëm me të cilin u martova 13 vite më parë, por ai nuk do ta dijë kurrë se si është cdo ditë. Unë lutem për një kohë kur unë do ti shah ata një ditë, edhe nëse është vetëm në ëndrrat e mia. Unë do doja shumë një fëmijë, por për shkak të gjendjes sime bipolare, mua nuk më lejohet as të adoptoj një. TE LUTEM. MENDOJE DY HERE. Një fëmijë është gjithmonë bekim, jo një barrë.

Mosha: 36
Vendndodhja: Teksas, SHBA
Data: 2 Dhjetor 2017


-----------
Shih artikullin tjeter: Pastojat e Abortit

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Post Bottom Ad