ÇFARË THOTË BIBLA RRETH ABORTIT? - Pro Jetës, Kundër Abortit

Kjo është një faqe e krishterë ungjillore Pro Jetës dhe Kunder Abortit me qëllimin për të mbrojtur foshnjat e palindura dhe për të treguar se ato janë një dhuratë nga Perëndia, një gëzim dhe bekim i madh, dhe se Aborti në të vërtetë është vrasje e fëmijëve dhe asgjë nuk mund ta justifikojë atë.

Post Top Ad

Monday, May 21, 2018

ÇFARË THOTË BIBLA RRETH ABORTIT?





Bibla nuk e përmënd specifikisht fjalën “abort”, por ka gjëra domethënëse për të thënë rreth fëmijëve të palindur. Këto deklarata biblike tregojnë që fëmijët e palindur janë persona. Prandaj, aborti është gabim sepse është vrasja e një qënie njerëzore. Një formë e thjeshtuar e argumentit tonë është si më poshtë:


Premisa #1: Eshtë gabim të vrasësh një person. 

Premisa #2: I palinduri është një person. 

Konkluzioni: Si pasojë, është gabim të vrasësh një të palindur.



Premisa #1: Eshtë e Gabuar të Vrasësh një Person.



Pak kundërshtime ka për nocionin që është e gabuar të vrasësh një person… Për disa shembuj të pasaszheve biblike që ndalojnë vrasjen, shih Zan. 9:6§; Mateu 15:19; 19:18; Marku 10:19;Lluka18:20; Gjoni 8:44; Veprat 3:14; dhe Rom. 1:28-29; 13:9.



Premisa #2: I Palinduri është Person.



Kjo është premisa që debatohet nga shumë njerëz në kulturën e sotme. Gjithësesi, Bibla qartësisht mëson që i palinduri është një person për arsyet e mëposhtme. 



Zotërimi i Atributeve Personale

Së pari, I palinduri zotëron atribute personale sic ështëmëkati dhe gëzimi. Te Psalmi 51:5, Davidi thotë, “Ja, unë jam mbrujtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka ngjisur në mëkat.” TeLuka 1:44, “Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga hareja kërceu në barkun tim.”



Përshkruar nga Përemra Vetorë

Së dyti, Bibla gjithashtu përdor përemra vetorë për të përshkruar fëmijët e palindur. Jeremia 1:5thotë, “Para se unë të të formoja në barkun e nënës tënde, të kam njohur; përpara se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar, dhe të kam caktuar profet të kombeve.” Mateu 1:20-21deklaron, “Por, ndërsa ai mendonte këto gjëra, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr dhe i tha: 'Jozef, Bir i Davidit, mos ki frikë të marrësh me vete Marinë, gruan tënde, sepse c'është ngjizur në të, është prej Frymës së Shenjtë. Dhe ajo do të lindë një djalë dhe do ti vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre.’”



Jezusi: Një Foshnje në Ngjizje

Së treti, në lidhje me ngjizjen e Jezusit, Mateu 1:20 thotë, “Por, ndërsa ai mendonte këto gjëra, ja një engjëll i Zotit iu shfaq në ëndërr dhe i tha: 'Jozef, Bir i Davidit, mos ki frikë të marrësh me vete Marinë, gruan tënde, sepse c'është ngjizur në të, është prej Frymës së Shenjtë.’” Fakti që engjëlli I tregon Jozefit që “Fëmija që është ngjizur” është “nga Fryma e Shenjtë” tregon që Jezusi ishte një person në momentin e ngjizjes.



Të Quajtur Fëmijë

Së katërti, të palindurit janë quajtur fëmijë. Luka 1:41 deklaron, “Sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Marisë, fëmija i kërceu në bark; dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë (1:44).”



Të Mbrojtur nga i Njëjti Ndëshkim si të Rriturit

Së pesti, ndoshta argumenti më i fortë kundër Abortit nga Shkrimi është fakti që I njëjti ndëshkim është i aplikushëm ndaj dikujt që vret ose lëndon një fëmijë të palindur si ai që vret ose lëndon një të rritur. Eksodi 21:22-23 deklaron, “Në rast se disa grinden dhe rrahin një grua me barrë aq sa ajo të dështojë, por nuk pëson dëme të tjera, rrahësi do të gjobitet aq sa ti kërkojë bashkëshorti i gruas; ai do të paguajë zhdëmtimin sipas përcaktimit të gjykatësve; por, po të jetë se rrjedh ndonjë dëm, do të japësh jetë për jetë. . . " Kjo tregon fort që Ligji Moisianik e shihte të palindurin si një person të denjë për të njëjtën mbrojtje dhe të drejta si të rriturit.



Të thirrur nga Perëndia përpara Lindjes

Së gjashti, të palindurit madje janë thirrur nga Perëndia përpara lindjes. Pothuajse duke jehonizuar detyrën profetike të Jeremias te Jeremia 1:5, Isaia 49:1 thotë, “Ishuj, dëgjomëni, dhe kushtojini kujdes, o popuj të largët. Zoti më ka thirrur që kur isha në bark të nënës, ka përmëndur emrin tim që kur isha në të përbrendshmet e nënës sime.”



Të Njohur Personalisht nga Perëndia si cdo Person tjetër

Së shtati, të palindurit janë njohur personalisht dhe intimësisht nga Perëndia, në të njëjtën mënyrë që Ai do të njihte cdo person tjetër. Duke përshkruar Davidin, Psalmi 139:15-16 thotë, “Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.” Duke përshkruar profetin Jeremia, Jeremia 1:5 thotë, “Para se unë të të formoja në barkun e nënës tënde, të kam njohur; përpara se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar, dhe të kam caktuar profet të kombeve.”





Konkluzioni



Bibla mëson që të palindurit janë persona sepse zotërojnë atribute personale, janë përshkruar nga përemra vetorë, Jezusi është quajtur fëmijë në ngjizje, të palindurit janë quajtur fëmijë, janë mbrojtur nga i njëjti ndëshkim si të rriturit, janë thirrur nga Perëndia përpara lindjes, dhe janë njohur personalisht nga Pereëndia si cdo person tjetër. Meqënëse aborti është vrasja e një personi, aborti është moralisht I gabuar (Zan. 9:6; Rom. 1:28-29).


Burimet

  • Norman Geisler, Systematic Theology.
  •  



Burimi: www.carm.org

---------
Shih artikullin tjeter:  Holokausti Modern. Ungjilli dhe Aborti


No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Post Bottom Ad