MOS ABORTO! - Pro Jetës, Kundër Abortit

Kjo është një faqe e krishterë ungjillore Pro Jetës dhe Kunder Abortit me qëllimin për të mbrojtur foshnjat e palindura dhe për të treguar se ato janë një dhuratë nga Perëndia, një gëzim dhe bekim i madh, dhe se Aborti në të vërtetë është vrasje e fëmijëve dhe asgjë nuk mund ta justifikojë atë.

Post Top Ad

Monday, May 21, 2018

MOS ABORTO!


Shumë vite më parë unë bëra dy aborte. Ato ishin dy nga gabimet më të medhaja të jetës sime. Që nga ajo kohë unë jam bërë e krishterë dhe nëse do kisha parë te Perëndia në atë kohë, unë do kisha bërë zgjedhjet e drejta! Unë ndihem sikur kam vrarë fëmijet e mi. Ata mund të kishin një jetë të mirë dhe mund të kishin bërë shumë gjëra të mrekullueshme në këtë tokë. Foshnjet dhe jeta janë të cmuara. Të kesh një fëmijë është një gëzim. Unë e di këtë sepse kam tre fëmijë tani. Nëse ti po mendon që të abortosh, mos e bëj. Do të pendohesh për të. 

Nëse i lutesh Perëndisë, Ai do të të ndihmojë, të siguroj për këtë. Unë lutem që do të marr mëshirë dhe faljen e Tij për këto gjëra, dhe unë po u tregoj të tjerëve që aborti nuk është rruga për tu ndjekur në jetë. Cilado qoftë arsyeja që ti mendon se duhet të abortosh, rimendoje përsëri. Të gartantoj që është e gabuar dhe po i thua vetes që të bëjë një zgjedhje shumë të gabuar. Mendo se cfarë Perëndia dëshiron që ti të bësh dhe besoji Atij plotësisht sepse Ai do të të ndihmojë... Mos lejo që ndonjë njeri tjetër të të thotë ndryshe. Mos mendo se është në rregull sepse vajza dhe gra të tjera e kanë bërë dhe po e bëjnë, ose sepse klinikat e abortit jane të ligjshme dhe prandaj është ok. Jo, nuk është kështu... Fëmijët mund të jenë bekimi që ti ke nevojë për të rifokusuar jetën tënde se ku Perëndia dëshiron që ti të shkosh. Unë mendoj se dy fëmijët e mi do i shoh në qiell një ditë. Një abort do të sjellë vetëm dhimbje, por të lindësh një fëmijë është gëzim i pastër. Mos u shqetëso per askënd dhe asgjë tjetër... Unë dua të të siguroj që cdo arsye për abortim është e gabuar. Mos merr vendimin e gabuar. Zgjidh jetën.


Mosha: 34
Vendndodhja: Tennessee, SHBA
Data: 7 Shkurt 2018


---------
Shih artikullin tjeter: Menyra e tmerrshme se si abortohet nje femije!

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Post Bottom Ad