NJE HISTORI SHPENGIMI: HISTORIA E NJE ABORTI - Pro Jetës, Kundër Abortit

Kjo është një faqe e krishterë ungjillore Pro Jetës dhe Kunder Abortit me qëllimin për të mbrojtur foshnjat e palindura dhe për të treguar se ato janë një dhuratë nga Perëndia, një gëzim dhe bekim i madh, dhe se Aborti në të vërtetë është vrasje e fëmijëve dhe asgjë nuk mund ta justifikojë atë.

Post Top Ad

Monday, May 21, 2018

NJE HISTORI SHPENGIMI: HISTORIA E NJE ABORTI

Leter per femijen tim qe abortova.


Fëmijë i dashur



Unë as nuk e di se si ta filloj këtë. Unë mendoj "Më vjen keq" do të ishte një nënvlerësim. Ndërkohë që kuptova me realitetin e asaj që bëra vite më parë, sa herë që mendoj për ty, gjithmonë me thyhet zemra. Nuk është çështje faljeje, e di se jam falur, pasi e kam dorëzuar plotësisht jetën time te Krishti. Kam ende gëzim, por si çdo nënë që ka trajtuar humbjen e një fëmije, dhimbja është gjithmonë atje. Më bën të mendoj për ty. Më dhemb kur mendoj për atë që bëra për ty. 





Mu premtua se aborti do ta bënte jetën time më të lehtë, por jo. Kam kaluar shumë net duke qarë për ty. Më thanë që ishit ind, vetëm një fetus, por nuk ishit. Ti kishe një trup të përsosur të vogël të krijuar nga një Perëndi i përsosur. Ti ishe një dhuratë madhështore që unë e mora si të mirëqenë. Kur kuptova për ty, gjëja e parë që mendoja për mua ishte UNE. Isha egoiste. Doja një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Unë nuk pretendoj të di historinë e të gjithëve, por për mua, zgjedhja ime nuk ishte bërë nga dëshpërimi. Unë mund ta kisha bërë atë në njëfarë mënyre. Zgjedhja ime u bë nga frika dhe egoizmi. Une kisha frikë ti thoja familjes dhe kishës se kisha bërë një gabim. Une kisha frikë se jeta që unë do të kisha do te ishte si një nënë e vetme me jo më shumë se një fëmijë. Une kisha frikë për reputacionin tim. Kisha frikë se çfarë lloj tendosje financiare do të bëjë për jetën time, hobin tim, dhe mirëqenien time. Unë vetë kërkova një rregullim të shpejtë. Unë vetë nuk kam dashur që jeta ime të ndryshojë. Kjo ishte e gjitha. Mendova vetëm për veten time dhe kjo më ka shkaktuar një jetë të dhembshme. Nuk mendova për ty. Unë nuk mendova cfare burri apo gruaje ti do të bëheshe. Nuk mendova për të gjitha kujtimet që mund të kishim bërë, ose për buzëqeshjet që do të kishim pasur. Unë nuk mendova mënyrat që ju mund të kishit bërë një ndryshim në kete botë. Unë nuk mendova për të gjitha mënyrat se si familja ime do të kishte gjetur gëzim në jetën tënde. Unë nuk mendova se sa vëllezërit e motrat tuaja do të kishin bërë diçka për ty. Unë nuk mendova se si do të dukeshit, a do të kishit sytë e mi të gjelbërt? Unë nuk mendoja se sa zemra ime mund të të kishte dashur. Gjithshka une mendova ishte VETJA IME.




Më fal, fëmijë, për marrjen e gjithë kësaj nga ti, nga familja ime, prej meje.Te dua i cmuari im.



Mami




( Unë lutem që nënat të shohin përtej vetes dhe të shohin foshnjat e tyre. Unë shpresoj 



qe ato ti shohin ata si fëmijë të vegjël me gishtërinj dhe shputa të vegla, si foshnje të vogla që ndiejnë dhimbje. Si një dhuratë nga Perëndia. Unë lutem që gratë ta kuptojnë të vërtetën. Këto janë foshnje në mitrën e tyre, jo inde. Unë shpresoj që gratë të dinë se sa shumë i do Perëndia dhe dëshiron një marrëdhënie personale me ta. Unë shpresoj që gratë që vuajnë nga abortet e kaluara te kuptojnë se mund te gjejne hir dhe meshire ne syte e Perendise dhe te marin faljen, dhe të largohen nga dhembja dhe faji qe i mundon duke ua dorëzuar jetën Zotit (Efe 1:7) Megjithëse nuk është e lehtë të merresh me humbjen e një fëmije, Perëndia është një Perëndi që fal dhe sjell gëzim mbrapa në ato zona të errëta në jetën tuaj. Hiri i Perëndisë është i ri çdo ditë dhe kur kupton se vdekja e Jezusit ishte e mjaftueshme për të mbuluar mëkatet e tua, mund të kesh liri në të.)





Allison Hill




-------------
Shih artikullin tjeter: U pendova por ishte teper vone!



No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Post Bottom Ad