U PENDOVA POR ISHTE TEPËR VONË - Pro Jetës, Kundër Abortit

Kjo është një faqe e krishterë ungjillore Pro Jetës dhe Kunder Abortit me qëllimin për të mbrojtur foshnjat e palindura dhe për të treguar se ato janë një dhuratë nga Perëndia, një gëzim dhe bekim i madh, dhe se Aborti në të vërtetë është vrasje e fëmijëve dhe asgjë nuk mund ta justifikojë atë.

Post Top Ad

Monday, May 21, 2018

U PENDOVA POR ISHTE TEPËR VONË


Unë abortova kur isha 19 vjece. I dashuri im në atë kohë ishtë shumë i bindur që unë duhej “të kujdesesha për këtë”, pra, të abortoja. Unë kurrë nuk e dëshiroja abortin por më pas unë vendosa që nuk doja ta rrisja fëmijën tim me një baba që nuk e donte. Kështu unë e bëra atë. Unë u pendova gjatë procedurës por ishte shumë vonë për tu kthyer mbrapa. Pas këtij unë pata dy dështime. Unë nuk mund të mendoj vecëse ishte ndëshkimi për vrasjen e fëmijës tim të parë. Por më vonë u martova dhe mbeta shtatzanë përsëri. Unë e përgatita veten për të humbur këtë fëmijë gjithashtu sepse ndieja që nuk meritoja një fëmijë pas asaj që kisha bërë. 

Gjithësesi unë linda një vajzë të mrekullueshme dhe të bukur. Unë luftova për një kohë shumë të gjatë që të isha e lumtur sepse përsëri unë nuk mendoja që e meritoja një foshnje. Së fundmi unë kam mësuar të fal veten time si edhe ish të dashurin tim. Tani vajza ime është drita e syve të mi. Ajo është lulja jonë e vogël e shpresës, që dicka e bukur mund të vijë nga hiri.


Mosha: 24
Vendndodhja: Dakota e Jugut, SHBA
Data: 20 Dhjetor 2017


----------
Shi artikullin tjeter: Cfare me ndodhi pasi abortova

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Post Bottom Ad